fbpx

The Blog

July 22, 2019 0 Broadband

Artmotion lanson aplikacionin mobil të platformës televizive

Pas zgjerimit me rrjet edhe ne dy qytete të Kosovës, përkatësisht në Vushtrri, Gjilan si dhe pikën e re të
shitjes në Prishtinë, Artmotion vjen edhe me risin më të fundit – aplikacioni mobil.

Më shumë se 200 kanale duke përfshirë filma, seriale, sport, dokumentare, emisione argëtuese, shumë
prej tyre ekskluzive vetëm në Artmotion, tash mund t’i shikoni përmes pajisjeve mobile si dhe në
televizorët Smart TV. Ky aplikacion mund të shfrytëzohet nga tri pajisje mobile në të njëjtën kohë si dhe
funksionon në të gjithë operatorët vendor si dhe jashtë vendit.

Aplikacioni gjithashtu posedon edhe funksionin VoD (Video on Deman) i cili ofron gamë të madhe të
filmave dhe serialeve të të gjitha zhanreve të cilët mund t’i shikoni në pajisjet mobile në çdo kohë.

Për t’u pajisur me aplikacionin e Artmotion ju duhet të vizitoni njërën nga pikat e shitjes të Artmotion
me ç ‘rast do të merrni qasjen për tu kyçur në aplikacion të cilin mund ta shfrytëzoni për një muaj falas.

Shkarkoje aplikacionin Play Store: https://bit.ly/2y0L4Jp
Shkarkoje aplikacionin për App Store: https://apple.co/32HOizH